- 0
- 248
KUMRIE BERUSHI
Ky biznes kaq i bukur ruan vlerat autentike te tradites Shqiptare. Znj Kumrie vjen me nje experience shume shume vjecare ne prodhimin e qylymave, qe prej kohes se fabrikes se qylymave te Krujes, dhe me pas me nje experience te gjate ne rrobaqepsi.
Ne Zejtari mund te gjejme: punime me qendisje me dore dhe makine manuale, perde, mbulesa tavoline, set carcafesh, veshje me qendisje. Qendisje flamuri kombetar ne permasa te ndryshme, bluze, fustane me figuren e shqiponjes, kostume popullore te te gjitha krahinave shqipfolese, ku ka fokusin e prodhimit, bluza moderne kombinuar me motive popullore, dhe kodet e vjetra te punuar ne tezjah, grep, riciklime te ndryshme me mbetjet e copave, trasta per pazar, kuleta, jastik etj.
Kumria do ta zhvendos vemendjen e saj ne prodhimin e rrogozave, jastekeve, mesoreve te tavolinave, apo veshje shezllonesh me material te riciklueshem dhe ti shesi ato online.
Keto tekstile/copa te mbetura nga te gjithe rrobaqesite/fasonerite e zones, lahen, priten, perpunohen ne material per prodhimin e rrogozave dhe produkteve te mesiperme.
Rrogozat dhe veshjet e shezloneve gjithshtu qe jane nje prodhim tjeter, qe jane me copa te forta si mbetje te dokut apo xhinsit; ndersa mbetjet e copave te pambukta, lino etj do te kthehen ne jastek apo mesore tavoline.
Kjo do te ndihmoje qe keto materiale teper te veshtira per tu tretur ne toke, te ricikohen ne nje produkt tjeter qe i nevojitet konsumatoreve.
Zejtari Berushi jo vetem qe ka ofruar risi ne kete induatri por ka ndihmuar shume familje, gra dhe vajza qe te marrin guximin dhe ndertojne te ardhmen e tyre ne fshatin/qytetin ku jane, duke perdorur cdo burim dhe mundesi.
Vizioni i zejtarise ne te ardhmen eshte qe te brandohet marka me keto prodhime unike.
Gjithashtu fokusi i rendesishem i zejtarise eshte punesimi i grave dhe vajzave, duke e transmetuar edhe tek brezat e rinj kete specialitet.
Prodhimet artizanale ose ne tezgjah ka disa biznese ne Shqiperi, por me material te riciklueshem asnje, keshtu qe kjo na bene unik ne treg.
Fusha e artizaneve eshte nje fushe e bukur, e vecante dhe prezanton vlerat kulturore te nje vendi, keshtu qe kjo tradite trazhgohet ne breza dhe eshte nje pasuri kombetare qe zhvillohet cdo dite e me teper, lidhur edhe me vizionin qe ne kemi.
Kumrie Berushi është artizane me përvojë të gjatë pune për më shumë se katër dekada. Kumrie është mjeshtre e rrobaqepsisë dhe qëndisjes dhe krijon produkte të jashtëzakoshme të jetës së përditshme. Kumrie ka nisur punën me dorë herët në moshën 14 vjeçare me riciklime, ose sikurse përdorej atë kohë ‘arnime’ për shkak të mungesave të mëdha në veshje.
Më vonë Kumrie mësoi qëndisjen me dorë dhe në makinë me gjergjef, punën me shtiza, age dhe grep. Gjatë periudhës që punoi në Ndërmarrjen Artistike të Qilimave Krujë, punën e dorës të trashëguar nga familja e bënte pasditeve ku qëndiste pajat e vajzave për martesë. Ajo realizonte qëndisjen e çentrove, setet e çarçafëve, perdeve, mbulesave të tavolinës etj. Ndërsa me hyrjen e teknologjisë Kumrie filloi prodhimin e produkteve të personalizuara për hoteleri, bluza etj.
Estetika e saj e natyrshme e lejon Kumrien të kaloj përtej artizanatit tradicional duke sjellë produkte novatore. Gjithashtu, Kumrie ka demonstruar të përdorë mjeshtërinë e saj për nevojat e jetës së përditshme. Gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, Kumria ishte ndër të vetmet artizane që përgatiti maska artizanale për konsumatorët. Kohëve të fundit, ajo punon trastat për pazar, të cilat realizohen me riciklime të copave të mbetura apo me rroba që nuk përdoren më.
Të gjitha produktet janë të punuara me dorë duke ruajtur një strandart të lartë punimi. Ata janë kryesisht prej cope, të realizuara me materiale të ndryshme si stof, kambrik, pëlhurë etj.
Kumria është aktive dhe merr pjesë vazhdimisht në panaire të ndryshme që organizohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Zejtari Berushi, zgjidh te bukuren duke ruajtur traditen!